Diplomohen trajnerët e rinj, edhe Cana e Shkëmbi mes tyre

0

Shtohen trajnerët me licenca UEFA A në Shqipëri, sepse përfundoi kursi i radhës, zhvilluar nga data 10 prill deri më 20 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Ky kurs është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, atë të liçensës UEFA Pro. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në kursin e sapo përfunduar për UEFA A morën pjesë emra të njohur të futbollit, duke nisur nga ish-lojtarë të njohur si Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Ligoraq Tiko e Vladimir Gjoni.

Nën koordinimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, dy zyrtarëve të sektorit përkatës në FSHF, sektor shumë voluminoz dhe me një program të mirëdetajuar në zbatim, edhe ky kurs mbylli siparin e tij me diplomat përkatëse.

Lektorët e huaj që morën pjesë këtë radhë ishin Profesor Ferreto Ferreti dhe profesor Renco Ulivieri, ky i fundit drejtor i shkollës së trajnerëve në Koverçiano dhe një emër mjaft i njohur në futbollin italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.