Dinastia Maldini e pandashme nga “axurrët”, ftohet i biri i Paolos

0

Mbiemri Maldini është i njohur në të gjithë Italinë, kryesisht falë karrierës së lavdishme të Çezare dhe Paolo Maldinit. Babë e  bir shkruan histori me klubin kuqezi, ndërkohë që kanë qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Italisë.

Dinastia Maldini vazhdon e fortë në Milano, ku i biri i Paolo Maldinit, 17-vjeçari Daniel Maldini, po shkëlqen me moshat e Milanit, duke shënuar nëntë gola në 22 ndeshje në kampionatin “Primavera”.

Ecuria e mirë e sulmuesit të krahut ka sjellë dhe vëmendjen nga kombëtarja U18  e “axurrëve” që i ka bërë ftesë të riut të Milanit për grumbullimin e muajit mars. Daniele ka dhe një vëlla të madh, Kristian Maldini, ky i fundit aktivizohet me Juventus Fano, skuadër që militon në Serie C. E ardhmja do të tregojë nëse Danieli do të ketë një fat më të mirë se i vëllai.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.