Dinamo, trajneri Allmuça pret përforcimet

0

Trajneri Igli Allmuça, bashkë edhe me ndihmesat e tij duket se ka bërë një punë kolosale në pjesën e parë të sezonit në radhët e skuadrës së Dinamos. Largimi i shumë titullarëve nga sezoni i shkuar u duk në fillim të sezonit prishi skuadrën, por gjatë verës Allmuça bashkë me stafin besuan dhe ndërtuan një ekip dinjitoz që merr pjesë në një grup mjaft të vështirë. Tashmë, situata është shumë ndryshe. Dinamo, jo vetëm që ka një grup që funksionon shumë mirë, por e mbylli Vitin 2017 brenda objektivit që ishte vendi i 5-të në renditje. Trajneri Allmuça dhe ndihmësat e tij, Brahja e Baholli, kanë bërë një punë mjaftë të mirë në pjesën e parë të garës, e cila pritet që të vijojë. Pritet që këtë javë radhët e skuadrës të shtohen, jo vetëm me lojtarë nga të rinjtë e klubit, por edhe me disa përforcime cilësore nga skuadra të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Drejtuesit e skuadrës blu kanë si synim që të ndërtojnë një grup solid, madje pse jo që të mendojnë edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm, e cila do të hyj në garë me synimin e vetëm për t’u rikthyer në elitë.

  1. Saliu
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image