Dinamo surprizon Vllazninë B, Kraja akuzon: Nuk paguhemi prej janarit!

Ndeshje e bukur, por e ndarë nga një gol në pjesën e dytë të Gjatës, çka i dhuron bluve fitoren e parë në transfertë. Shkodranët në kërkim të trepikëshit të parë

E shtunë 21 tetor 2017, ora 14:30, stadiumi Reshit Rusi, Shkodër

Vllaznia B – Dinamo     0-1
Shënues: Gjata 62′
Vllaznia B: Vjerdha, Mehmedaj (Kiri 46′), Miloti, Balaj (Kola 70′), Bega, Dema, Djepaxhia (Markolaj 55′), Erkoçeviç, Hajdari, Ruçi, Dibra. Trajner: Ervis Kraja
Dinamo: Saraçi, Allmuça, Suvaria, Muça, Peqini, Nuriu, Gjata, Hasa, Lika (Doksani 83′), Elmazi (Traga 76′), Çota (Çema 55′) Trajner: Igli Allmuça
Gjyqtarë: L.Mustafaraj, A.Shkreta, R.Shaba
Kartonë të verdhë: Dema 46′, Kiri 60′, Ruçi 80′ / Elmazi 58′

Dinamo ia del të marrë tre pikë në Shkodër dhe të jetë pesë pikë larg vendit të parë, Besës. Në një ndeshje të luajtur në Shkodër, ekipi i Igli Allmuçës tregon se është shumë i hidhur në transfertë. Ndaj vendësve ekipi blu tregohet racional. Me një gol të Gjatës në pjesën e dytë, siguron fitoren dhe kthehet në Tiranë me pikë. Vllaznia B ende nuk po arrin që të gjejë fitoren në kampionat. Shkodranët kanë 5 javë që nuk fitojnë, duke i bërë një nisje aspak të mirë këtij sezoni. Kuqeblutë kanë humbur 0-1 përballë Dinamos, ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vllaznia nuk ka zhvilluar një lojë siç pritej, ndërsa objektivi ishte fitorja në këtë përballje. Nga ana tjetër, Dinamo ka shfrytëzuar këtë dobësi të shkodranëve në këtë nisje jo të mirë të kampionatit, duke arritur fitoren. Ka mjaftuar një gol i Gjatës në minutën e 62-të, që blutë e kryeqytetit të largohen me 3 pikë nga Shkodra. Vllaznia B nuk arrin të prodhojë aksione të rrezikshme, ndërsa rasti më i mirë është një shtyllë e Djepaxhisë në minutën e 27-të të pjesës së parë. Dinamo gjatë gjithë kohës është munduar që të mos pësojë gol dhe për të parë portën kundërshtare, bazohet te kundërsulmi. Pjesa e parë mbyllet e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë kryeqytetasit shohin më shumë nga porta e Vllaznisë, duke arritur të gjejnë rrugën e golit. Gjata depërton i vetëm, futet brenda zonës dhe mbrojtja vendase gabon, duke i liruar hapësirë. Gjata godet duke bërë që topi të ndalet në rrjetë përmes një diagonaleje të saktë. Vllaznia pas disavantazhit mundohet të kundërpërgjigjet, por Dinamo mbrohet mirë, duke thyer sulmet e shkodranëve. Përfundimisht mbyllet me fiton e miqve nga Tirana me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Vlllazia edhe pse janë zhvilluar pesë javë kampionat, nuk merr dot fitoren e parë, ndërsa blutë ia dalin të marrin trepikëshin e parë në transfertë.
Kuqeblutë kanë 2 barazime dhe 3 humbje në këto 5 ndeshje të luajtura, ndërsa shpresojnë që në vazhdimësi kjo situatë të ndryshojë.

Ervis Kraja (Trajner i Vllaznisë):

”Ekipi ka shumë problem, por duam t’ia lëmë këtyre djemve që kemi pritë tash sa ndeshje fitore. Prisja më shumë ndaj lojtarëve të mi, kështu e ka futbolli. Në lidhje me problemet mund t’i bëjmë shumë shpejt publike për mediat, kështu nuk vazhdohet më, jam i vetem, pasi ka shumë gjëra që na shqetësojnë në aspektin financiar, qoftë me udhëtimet dhe me aspekte të tjera. Lojtarët nuk janë paguar që në muajin janar dhe shkojnë nëpër ndeshje me lekët e shtëpisë së tyre. Futbolli ka shumë arsye që të pengojnë në ecurinë e tij, megjithatë ato nuk është dashtë që të ndikojnë tek humbja e sotme. Kjo skuadër është bërë për të furnizuar ekipin e parë, nëse nuk funksionon më mirë të shkrijnë fare, kështu nuk vazhdohet më. “

Igli Allmuça(Trajner i Dinamos:

“Ishte një tre pikësh me vlera, kishuim ardhur për ta fituar ndeshjen, pasi kështu futemi në çdo fushë, pavarësisht kontigjentit që kemi dhe me djem të rinjë. Mendoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë të sezonit deri tani, sepse ndeshjet e tjetëra, edhe kur kemi fituar dhe barazuar, nuk është se kemiqënë në nivelin e duhur. Kemi zhvilluar volum loje, kemi bërë pressing kundërshtarit në fzen offensive, kemi krijuar edhe situate përpara porte dhe ndoshta mund ta mbyllnim ndeshjen më parë.”

Ismet Saliaj(Administrator i Dinamos):

“Përgëzoj çunat e skuadrës si dhe trajnerin Allmuça për lojen cilësore që zhvilluan në Shkodër. Edhe pse ishte ndaj Vllaznisë B, kjo fitore më kujtoi ato sfidat interesante që kemi zhvilluar tradicionalisht me shkodranët. Përsa i përket të ardhmes, më gëzon fakti që Dinamo e këtij sezoni po shfaqet më ambicioze dhe kjo po motivon edhe presidencen për të ndërhyrë në përmirësimin e kushteve ndaj skuadrës që fanele e rëndë e futbollit shqiptar të rikthehet sa më shpejt në kategorinë Superiore, aty ku e ka vendin e saj.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *