Dinamo rikthen në shtëpi sulmuesin e rritur në Akademi

0

Ndoshta për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar duhet pritur ende edhe pak kohë. Gjithsesi, Dinamo po punon mjaft mirë në merkato, për të ndërtuar një ekip konkurrues në sezonin e ri. Grupi i drejtuar nga trajneri Igli Allmuça vazhdon të përforcohet dhe sulmuesi Endri Lala është afrimi më i fundit.

Një futbollist që do të rrisë konkurrencën në sulm, aty ku janë edhe Mario Morina apo edhe sulmuesi shtatlartë, Marko Çema. Endri Lala është rritur në Akademinë e bluve dhe kthehet në shtëpi, me objektivin për t’u shndërruar në një element të rëndësishëm të ekipit.

26-vjeçari rikthehet te Dinamo pas eksperiencave të mëparshme me Partizanin, Kukësin, Mamurrasin dhe Laçin. Sezonin e kaluar, Lala ishte pjesë e Erzenit. Lojtari do të përfaqësojë Dinamon për herë të parë prej sezonit 2011-2012, kur ishte pjesë e kryeqytetasve që në atë periudhë militonin në Kategorinë Superiore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.