Dinamo nuk vjen vetëm, rreth 150 ultras me vete

Klubi korçar u ka rezervuar vendet e tyre tifozëve kroatë, sipas rregullores. Nga sa është mësuar dje, në stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë sot një numër i vogël tifozësh të Dinamos së Zagrebit, ata më fanatikët. Dhe bëhet fjalë për rreth 150 tifozë nga Zagrebi, më saktë nga grupimi “Bad Boys Blue”.

Shumë tifozë janë zhgënjyer nga loja dhe rezultati i ndeshjes së parë në Zagreb ndaj Skënderbeu, por gjithsesi grupimi i fanatikëve nuk e braktis ekipin. Në atë ndeshje ishin rreth 9000 tifozë në stadiumin “Maksimir”, por që dolën të pakënaqur në fund nga ajo çfarë dha skuadra e tyre në fushë, pasi barazoi vetëm në minutën e katërt shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *