Dinamo në Elbasan, por pa talentin e dënuar Çoriç

Një talent i çuar dëm, shkruajnë mediat në Kroaci. Ante Çoriç është vetëm 20 vjeç, shumica e futbollistëve në atë moshë nisin karrierën e vërtetë, ndërsa ai është në sezonin e pestë me fanellën e Dinamos.

Megjithatë, hapi i madh u hodh nga Pjaca me shokë, por jo nga Çoriç dhe duket se kjo gjë e ka nervozuar pa masë, aq sa të humbasë qetësinë dhe të debatojë me të gjithë në klub.

Në ndeshjen e vajtjes kundër Skënderbeut trajneri Mario Cvitanoviç e zëvendësoi që në pjesën e parë, për shkak se po luante dobët, ndërsa më pas pati një debat të ashpër me të dhe që atëherë Çoriç nuk është më në planet e trajnerit, i cili nuk e ka marrë fare me vete në Elbasan, aty ku është gjithë pjesa tjetër e skuadrës.

Është edhe El Arbi Hilal Sudani, ylli i skuadrës, i cili mungoi për dëmtim javën e shkuar, por që sot duhet të luajë, qoftë edhe për një orë, me Ivan Fjoliç gati ta zëvendësojë.

Do të luajë edhe Domagoj Antoliç, edhe ky jashtë ndeshjen e shkuar, ndërsa është kthyer edhe talenti spanjoll Olmo, tjetër armë e kroatëve në sulm.

Tani trajneri Cvitanoviç ka një detyrë të vështirë, sepse i duhet të zgjedhë në një grup me shumë konkurrencë për formacionin. Pikëpyetje ka edhe mbi taktikën për ndeshjen e sotme, sepse deri tani Cvitanoviç ka luajtur me dy vendosje taktike (4-1-4-1 e 4-2-3-1).

Armin Hoxhiç ose Angelo Henrikuez do të bëjnë sulmuesin e vetëm, mbështetur nga Sudani e Fernandesh nga krahët, Olmo ose Gojak në qendër.

Si mesfushorë qendrorë priten Antoliç e Dumbia ose Moro, ndërsa mbrojtja do të jetë ajo e javës së shkuar.

Kratka šetnja po Elbasanu // A walk in Elbasan ????? #dzg #dinamo #zagreb #hrvatska #football #uel

A post shared by GNK Dinamo (@gnkdinamo) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *