Dinamo mposht moshat e Shqipërisë, Erzeni e Tërbuni dhurojnë spektakël

0

Janë luajtur sot dy takime miqësore, ku tri ekipe të Kategorisë së Parë kanë zbritur në fushën e lojës. Erzeni testoi forcat përballë Tërbunit dhe në Yrshek, u zhvillua një ndeshje shumë e bukur.

Erzeni u mposht nga Tërbuni me rezultatin 4-3, një ndeshje spektakolare. Golat për Tërbunin u shënuan nga Teqa, Xhemalaj dhe Mahmutaj dy herë. Trajneri i Erzenit, Gentian Stojku e quajti këtë miqësore si një ndeshje e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kanë shumë pak diferencë mes njëra-tjetrës.

Miqësore

Erzeni-Tërbuni 3-4
Shënues: Teqaj 30′, Xhemalaj 41′. Peqini 60′ / Sejdini 16′ 24′,  Mezini 38′ 46′

Ndeshja tjetër miqësore u zhvillua mes Dinamos dhe Shqipërisë U-19, me kryeqytetasit që triumfuan pastër 3-0. Golat nga Çema, Vrapi dhe Topalli i dhanë fitoren djemve të Igli Allmuçës përballë ekipit të moshave kuqezi.

Miqësore

Dinamo – Shqipëri U-19  3-0
Shënues: Çema, Vrapi, Topalli

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.