Besa nuk zhgënjen ndaj Orikut, Turbina thellon krizën e Tomorit

Besa ka marrë tri pikët në transfertën në Orikum ndaj Skuadrës së Orikut. Autorit i golit të vetëm të këtij takimi ishte mesfushori kavajas  Çelhaka. Me këtë fitore Besa shkon tre pikë larg Bylisit të vendit të parë, skuadër me të cilën do të ndeshen fundjavën e ardhshme në Kavajë.

Takime interesante ka pasur dhe në grupet e pjesës së poshtme të tabelës. Në Grupin A Vora ka barazuar 1 – 1 me Shënkollin në transfertë. Turhani zhbllokoi takimin në minutat e kohës shtesë, por e menjëhershme ka qenë përgjigja e vendasve që barazuan pak sekonda më vonë, duke shmangur “parakalimin” nga skuadra e vendit të fundit të tabelës.

Në Grupin B, Tomori është mundur nga Turbina e vendit të fundit. Pas kësaj humbje beratasit i bashkohen skuadrës cërrikase dhe Elbasanit në luftën e mbijetesës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 22

Grupi A | Play-off

E shtunë, më 6 prill, ora 15:00

Dinamo-Erzeni 2-0
Shënues: Kolgega 8’, Ndreu 63’

E shtunë, më 6 prill, ora 16:00

Korabi-Besëlidhja 0-0

Vllaznia pushim

Grupi A | Play-out

E shtunë, më 6 prill, ora 16:00

Burreli-Veleçiku 1 – 0
Shënues: Kurbneshi 22’

Shënkolli 1-1 Vora
Shënues: Pelinku 91’ / Turhani 91’

Iliria pushim

GRUPI B | Play-off

E shtunë, më 6 prill, ora 16:00

Oriku-Besa 0 – 1
Shënues: Çelhaka 26’

Lushnja-Egnatia 2 – 2
Shënues: Sefa 41’, 47’ / Branica 48’, Ibrahimllari 83’

Bylis pushim

Grupi B | Play-out

E shtunë, më 6 prill, ora 16:00

Tomori-Turbina 0- 2
Shënues: Roshi 72′ (pen), Hasa 90′

Apolonia – Pogradeci 4 – 0
Shënues: Vladisavljeviç 33’, 69′, Mihana 48′, Gjata 70′

Elbasani pushim

 

Tabela e kreut -GRUPI A
Tabela e kreut -GRUPI B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *