Dinamo merr pikët e para sezonale, Çota mposht Erzenin

0

Dinamo ka arritur që të marrë fitoren e parë në kampionat përballë Erzenit, 1-0. Goli i Mirel Çotës, i realizuar në fraksionin e dytë të ndeshjes rezultoi deçiziv për të besuarit e Igli Allmuçës. Ndeshja hapëse e javës së dytë e Kategorisë e Parë u ka buzëqeshur ‘bluve’ nga kryeqyteti, të cilët këtë takim e zhvilluan si pritës në kompleksin “Internacional” në Pezë, por pa praninë e tifozëve, pasi policia e shtetit nuk kishte marrë përsipër ndeshjen.
Një ndeshje me dy fytyra ku në pjesën e parë munguan rastet, me përjashtim të një rasti të Çotës, i cili i vetëm me portierin mik Dajsinani goditi mbi traversë. Në 45 minutat e dyta loja u hap dhe të dyja skuadrat tentuan fitoren, që i shkoi Dinamos, me Çotën që bëri autokritikë, edhe pse meritë të madhe te goli pati Sallaku, që i pasoi topin.
Për t’u përmendur se ndeshja përfundoi me kontestimet e skuadrës shijakase, që pretendonin se gjyqtari nuk kishte lënë që të luheshin të plota minutat shtesë. Dinamo sheh dritë në fund të tunelit, ndërsa Erzeni qëndron sërish në kuotën e tre pikëve

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image