Dinamo merr fitoren e parë të vitit, Apolonia në krizë

0

Duket se Dinamo ka punuar mirë gjatë janarit, sepse në dy ndeshjet e para të vitit 2017 ka marrë 4 pikë dhe sot arriti suksesin e parë, duke triumfuar 3-1 në Fier, ndaj Apolonisë.

Fierakët janë në rënie të lirë, sepse është e dytë humbje rresht dhe tashmë jo vetëm që janë shuar shpresat për të luftuar pë kreun, por shihet me frikë nga vendet e fundit, aq më shumë që nëse shkohet në play-out, pikët përgjysmohen dhe të gjithë rrezikohen.

Pas pjesës së parë pa gola, Dinamo hapi “vallen” me sulmuesin afrikan Ejo në minutën e 58-të, por Blerim Krasniqi barazoi pak minuta më vonë.

Kthesa e ndeshjes erdhi e 76-të, sepse Dinamo fitoi një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Gërxho, ndërsa për vendasit portieri Çako doli me karton të kuq.

Apolonia u dorëzua dhe Enkel Alikaj mbylli llogaritë me një gol të bukur, 6 minuta para mbylljes.

Fitorja ngjit Dinamon në vendin e shtatë, vetëm 2 pikë larg Apolonisë, që për momentin mbetet e pesta, duke pritur rezultatet e fundjavës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here