Dinamo feston para kohe, Elbasanin e pret një finale ndaj Sopotit

0

Elbasani ka barazuar 1-1 me Dinamon, në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut dhe i duhet që të presë javën e fundit, finalen me Sopotin, ku edhe një pikë e mban në të Parën. Kurse dinamovitët, me pikën e marrë në Cërrik, sigurojnë matematikisht mbijetesën për këtë sezon. Takimi ka qenë i barabartë, por në fund të dyja ekipet nuk kanë shkuar më shumë se barazimi. Blutë e kryeqytetit e kanë siguruar mbijetesën me këtë pikë, ndërsa verdheblutë janë ende të rrezikuar.

Pjesa e parë – Loja ka nisur e fortë nga të dyja skuadrat, ku më kërkues kanë qënë vendasit. Por, edhe miqtë nuk kanë qenë më pak të vendosur, ndaj, në minutën e 33-të, me një kundërsulm kanë shënuar me Ejo që gjen në “gjumë” mbrojtjen vendase. Shokohen verdheblutë dhe marrin situatën në dorë, por shpërdorojnë shumë raste. Minutat kalojnë dhe sulmuesit e Elbasanit nuk shënjestrojnë ashtu siç duhet katër këndorin e portierit dinamovit Çaka. Pjesa e parë mbyllet me disavantazhin e verdhebluve, me shifrat 0-1.

Pjesa e dytë – Në këtë fraksion, trajneri Dosti nuk pajtohet me rezultatin, ndaj edhe kryen dy zëvendësime të shpejta, për t’i dhënë freski repartit të avancuar. Nga ana tjetër, miqtë shfaqen të rrezikshëm dhe mundë të ndëshkonin në një moment përsëri Kotorrin. Elbasani luan i gjithë në gjysmëfushën dinamovite, por e ka shumë të vështirë të shënojë. Do të vinte minuta e 83-të dhe i sapo futuri Peqini shënon me kokë. Entuziazëm tek pankina verdheblu. Minutat e mbetura nuk kanë sjellë asgjë dhe takimi përfundon në barazim 1-1.

E diel, 7 prill 2017, ora 17:00, stadiumi “Nexhip Trungu”, Cërrik

Elbasani – Dinamo      1-1

Shënues: Peqini 83′ / Eyoh 33′

Elbasani: Kotorri, Gjinaj, Duka, Salla (Peqini 74′, Kaçuli, Kasa, Lleshi, Sadiku (Bërdufi 48′), Zisi, Luta, Dadaj (Allkja 46′).(Në dispozicion: E. Dosti, Vllahi, Zhupa, Gica). Trajner: M. Dosti.

Dinamo: Çaka, Rexhepi (Il. Allmuça 70′), Shaba, Muça, Brahja, Caca, Gjata, Gërço (Myslimi 84′), Ejo, Tragaj (Murataj 65′), Hyska. (Në dispozicion: Birja, Shehaj, Alikaj, Osuagu). Trajner: Ig. Allmuça.

Kartonë të verdhë: Rexhepi 69′

Gjyqtarë: E. Hoxha, P. Simoni, G. Koka, E. Hamiti (Lezhë)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here