Dinamo eviton katastrofën në shtesë, Elbasani sa i pafat!

0

Fitorja ‘e dhuruar’ nga Turbina para pak ditësh duket se i ka vlejtur shumë Elbasanit në aspektin moral, sepse sot verdheblutë luajtën një ndeshje të shkëlqyer në Pezë-Helmës, duke qenë shumë pranë fitores ndaj Dinamos.

Përfundoi 1-1, me Dinamon që barazoi në minutën e 94-t, por Elbasani meritonte fitoren, për mënyrën si shkoi ndeshja.

Që në minutën e 26-të Elbasani mbeti me 10 lojtarë, pasi Dosti doli me karton të kuq, ndaj u duk se do të ishte e thjeshtë për Dinamon, por rezultoi e kundërta.

Vetëm dominim në lojë, sepse rastet për shënim ishin të pakta dhe në minutën e 73-të erdhi edhe “bomba” e Elbasanit, që në kundërsulm shënoi me Jurgen Peqinin.

Megjithatë, festa e madhe e Elbasanit “ngriu” në fund, sepse në sekondat e fundit të shtesës prej 4 minutash afrikani Efiong Ejo arriti të barazonte për Dinamon.

Pikë e artë për kryeqytetasit, duke parë si shkuan punët, por edhe Elbasani mund të konsiderohet i kënaqur, duke parë që luajti me një lojtar më pak për shumë minuta, pavarësisht se goli në shtesë dhemb.

Barazimi largon Elbasanin edhe më shumë nga Sopoti i vendit të fundit, ndërsa Dinamo kap Turbinën në kuotën e 14 pikëve, por të shtunën viziton Apoloninë, ndërsa Elbasani luan një tjetër finale, kundër Sopotit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here