Dinamo, Endri Bakiu përforcim për sulmin

0

 

 

Sulmuesi pas një dekade rikthehet tek blutë, që kanë ruajtur grupin dhe kanë bërë disa përforcime të tjera cilësorë nga Superliga pa harruar edhe lojtarët e Akademisë

 

Endri Bakiu, është bërë pjesë e skuadrës së Dinamos, aty ku është rikthyer pas të paktën një dekade, ku është aktivizuar me skuadra si: Bylisi, Tomori, Kastrioti e Shkumbini. Bakiu është një përforcime me vlera, pasi bëhet fjalë për një futbollist me shumë eksperiencë, i cili ka qenë shënues edhe në Superligë. Dinamo, ka afruar disa lojtarë cilësorë, ku bien në sy: Buzi e Murataj, por edhe Bakiu e Birja, kualitete që kanë qenë pjesë edhe të skuadrave të Superligës, ndërkohë që në miqësoren me Dinamon, skuadra blu ka bërë një paraqitje të mirë. Trajneri Igli Allmuça, ka arritur që të ndërtojë një ekip simpatik, ndërsa në skuadër pritet që të ketë edhe ndonjë përforcim në formë huazimi. Blutë e trajnerit Allmuça, kanë planifikuar edhe një miqësore tjetër, për të konsoliduar skuadrën dhe për të caktuar edhe 11-shen që do të hedhin në fushën e blertë në testin ndaj Luftëtarit që zhvillohet në kryeqytet. Por, jashtë vëmendjes së bluve, nuk janë lënë edhe lojtarët nga Akademia, kryesisht nga skuadra U-19.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.