“Dinamo do bëhet siç e prisni tifozë”, zyrtarizohet edhe drejtori italian Passarelli

Dinamo nuk ndodhet në një moment të mirë, ashtu si edhe në vitet e fundit. “Dinamo do të bëhet si e prisni”, është premtimi i radhës që vjen nga kryeqytetasit në “Facebook”. Në fakt, deri këtu nuk ka asgjë të re pasi premtimet nuk kanë munguar kurrë në këtë klub.

Madje edhe këtë vit është projektuar ngjitja në elitë, por rezultatet deri tani flasin qartë se edhe mbijetesa, do të quhej një arritje duke marrë parasysh sesi ka nisur kampionati. Gjithsesi, ajo që përbën lajmin në vetvete, është zyrtarizimi i drejtorit sportiv, Enzo Passarelli. Me shpresën se historia do të ndryshojë, tifozët e Dinamos shpresojnë për një rikthim të klubit të tyre në vendin që i takon, megjithëse për këtë duhen prova në vazhdimësi. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Enzo Passarelli është drejtori i ri sportiv i Dinamos.

Që prej ditës së sotme, ai do të mbajë këtë post në skuadër, pozicion që e ka mbuluar më parë edhe në ekipin e Latina Calcio 1932 në Itali.

Klubi Dinamovit po merr formë dhe shumë shpejt do të ndërtohet ai ekip që presin të gjithë tifozët Blu!