Dilema, Shërimi i Schumacherit i pasigurt

0

 

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1 ende po mjekohet nga dëmtimi i rëndë në kokë që mori në fundin e vitit 2013, kur kishte shkuar për të bërë ski. Periudha e rikuperimit po shkon ngadalë dhe shanset për shërim janë gjithnjë e më të vogla. “Përparimi është shumë i ngadalshëm dhe sërish mund të thuhet se ai nuk mund të flasë, as të lëvizë dhe nuk është krejtësisht i vetëdijshëm”, thonë mediat britanike. Për mjekimin tij është ngarkuar ekipi i mjekëve nga 15 anëtarë me në krye profesorin Zhan Fransua Paillon, i cili edhe e ka operuar. “Ajo që e mundon opinionin, mundon edhe më shumë familjen e tij. Shanset për shërimin e tij janë të pasigurta, çdo gjë po ecën ngadalë”, thotë Piter Hamlin, njëri nga ekspertët për lëndime në kokë. Ai ka shëruar boksierin Majkëll Uatson, i cili ka pasur dëmtime të rënda truri pas nokautit në duelin me Kris Ibank në vitin 1991. “Nëse i shikoni lëndimet e tmerrshme në kokë të njerëzve, nuk shërohet secili, e procesi tek ata që kanë sukses zgjat me vite. Në disa muajt e parë më së shumti flitet nëse ai do të mbijetojë, e meqë koha ecën gjithnjë e më shumë, fjala është për cilësinë e jetesës. Familja Shumaker aktualisht është tamam në dilemë”, përfundoi Hamlin. Theksohet se çmimi i mjekimit të Shumakerit është shumë i madh, teksa ka arritur shifrën 10 milionë dollarë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here