Dilema Mesi-Ronaldo, Kielini i quan jashtëtokësorë dhe i krahason me… tenistë!

0

Krahasimet mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos nuk do të kenë fund as për dekadat e ardhshme. Megjithatë, opinioni sportiv botëror kohët e fundit duket të ketë rënë në një “marrëveshje” se të dy janë të jashtëzakonshëm në momentet e tyre.

Të dy super yjet arritën numrin e 600 golave në karrierë për klube. Portugezi e çoi në 601 gola mbrëmë me atë kërcim prej basketbollisti në golin e barazimit 1-1 të derbit ndaj Torinos. Mesi nuk do ta ketë mundësinë ta rrisë numrin e golave këtë javë, pasi do të jetë pushim në pritje të aktit dytë te Champions ndaj Liverpulit.

Xhorxho Kielini, kapiteni i Juventusit ka komentuar dy “kanibalët” e futbollit të këtyre 15 viteve të fundit dhe jo vetëm. Mbrojtësi i cilëson të dy si jashtëtokësorë.

Ai i krahason me dyshen legjendare të tenisit, Roxher Federer-Rafael Nadal, të cilët po e dominojnë sportin e tyre, duke ndarë me njëri-tjetrin shumicën dërrmuese të trofeve “Grand Slam”, që organizohen në vende të ndryshme të botës.  Zvicerani Federer është tenisti me më shumë tituj të fituar në histori.

“Jemi me fat që kemi afërsisht të njëjtën moshë me Leon apo Kristianon dhe na është dhënë mundësia të luajmë me to. Mund t’i krahasosh ata me dyshen Ferderer-Nadal në tenis. Një ditë Kristiano është më i mirë dhe një ditë tjetër është Mesi. E vërteta është se ata janë dy jashtëtokësorë”, tha Kielini për “Sky Sport Italia”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.