Dikur te Celtic me Van Dijk, sulmuesi që largoi Kukësi po shpërthen në aventurën e re

Një sulmues që po shpërthen në aventurën e re në Indonezi, është edhe Amido Balde, që Kukësi do të merrte pak kohë më parë. Me ekipin e Makasar, ka arritur të realizojë 5 gola në 12 ndeshjet e para. Pavarësisht se vinte nga një dëmtim i gjatë që e la për disa muaj jashtë fushës së blertë, ku disa prej këtyre takimeve të luajtura, ka qenë vetëm disa minutë në fushë.

Pra në mesataren e këtij sulmuesi, realizimi vjen në çdo dy takime. Ndoshta edhe te Kukësi me këtë lojtar nuk është bërë menaxhimi më i mirë, pasi vinte me një CV shumë të pasur. Madje ka luajtur edhe te Celtic, në kohën kur edhe Van Dijk gjendej në atë skuadër, por edhe me Sportingun e Lisbonës që mund të veçohet.

Gjatë periudhës që ishte te Kukësi, Balde ngeli në hijen e Sindrit Gurit, që asokohe ishte i pandalshëm me golat e shënuar në Superiore. Kur erdhi largimi i Gurit, e njëjta gjë u bë edhe për Balden, megjithëse duke parë CV-në e tij, ndoshta mund t’i besohej më tepër. /Sport Ekspres/