Dikur talenti më i madh anglez, sot përfundon me Xhamajkën

Disa prej jush mund ta njohin futbollistin anglez Ravel Morrison. Thuajse një dekadë më parë ai ishte pjesë e akademisë së Mançester Junajtid, ku cilësohej si talenti më premtues i institucionit të shquar të “djajve të kuq”.

Vetë Sir Aleks Ferguson nuk ngurroi ta cilësonte si talentin më të madh që i kishin parë sytë, në të njëjtën skuadër me të ndodhej dhe një francez shtatlartë, Pol Pogba, të gjithë e dimë se ky shkoi ky djalosh, ndërsa fati do të rezervonte një tjetër rrugë për Morrison edhe pse nga ai pritej shumë.

Një dekadë më vonë, Morrison ndodhet ne Suedi me Ostersund. Tatëpjeta ishte graduale, dështime të njëpasnjëshme në Angli dhe një transferim për t’u harruar te Lacio e më pas në Meksikë. Së fundmi Morrison ka pranuar ftesën e parë nga kombëtarja e Xhamajkës, mesa duket “Tri Luanët” mbetën një ëndërr në sirtar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *