Dikur luante me Barcelonën, Arda Turan merr dënimin e pazakontë me burgosje

Arda Turan është dënuar me burg për dy vjet dhe tetë muaj për amëmbajtje pa leje, armë me të cilën futbollisti ka qëlluar në tokë në një spital. Problemet për ish lojtarin e Atletico Madrid dhe Barcelonës kanë nisur që në tetorin e vitit të shkuar, pasi Turan është konfliktuar me një këngëtar të njohur turk, Berkan Sahin. Ky i fundit e ka akuzuar mesfushorin se ka ngacmuar bashkëshorten e tij, por futbollisti është lënë i lirë nga gjykata për këto akuza.

Turan e ka marrë dënimin për armë pa leje, të shtënat me armë në tokë dhe për dëmtime e qëllimshme ndaj këngëtarit Sahin. Gjithsesi lojtari nuk do të hyjë fizikisht në burg, nëse nuk kryen asnjë krim tjetër në pesë vitet e ardhshme. Ky ishte edhe verdikti i gjykatës me një vendim realisht të padëgjuar në vendin tonë, ku nëse Turan kryen një tjetër krim brenda 5 viteve, do të ketë si shtesë edhe dënimin aktual. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *