Dikur kapiten i Bylisit, sot Ristevski është kolonë e Maqedonisë!

0

 

Ishte viti 2010 kur vuri këmbë për të parën në Shqipëri, teksa do të firmoste nga Pelisteri me fanellën e Elbasanit. Një sezon fantastik, me 11 ndeshje dhe 1 gol. Pikërisht te verdheblutë u dallua dhe menjëherë Bylisi ishte ai që siguroi shërbimet e tij. Mbrojtësi I lindur në Bitola të Maqedonisë do të kthehej në një nga yjet e ballshiotëve në dy sezone, teksa më pas u transferua te Slavia Sofia, pas 80 ndeshjesh me Bylisin dhe dy golash. Nga Bullgaria, sërish rikthim në Superligë, këtë herë duke veshur fanelën e Tiranës, edhe pse vetëm disa muaj, duke luajtur 13 takime. Rikthim në Maqedoni, me Rabotniçkin, teksa sot luan me Vasas në Hungari. Titullar I padiskutuar I Maqedonisë, do të jetë edhe sot në Strumica, duke mbuluar pikërisht një futbollist që ka prejardhje andej ku edhe nisi aventura shqiptare e Ristevskit, Elbasani i Armando Sadikut…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image