Dikur ishte Mbreti i Bosforit, sot detyrohet të fshihet në Amerikë!

Njëherë e një kohë, për turqit, ishte “mbreti i Bosforit”, e kishin cilësuar kështu, futbollistin që me fanellën e Gallatasarajit shënoi më shumë se 200 gola, njeriu që fitoi kupën UEFA. Sot, Hakan Shukur nuk mund as të prononcohet si emër në shtetin e gjysmëhënës. Stadiumet që i kishin dedikuar, i kanë riemëruar dhe madje edhe skuadra për të cilën shkruajti historinë e ka fshirë nga çdo dokument zyrtar, përveç se fotografi dhe muze. “Më mirë që emri yt të njihet në botë, se sa të shkruhet në një mur”, kishte komentuar ai, kohë më parë, teksa parabola e tij në zbritje do të mbyllej me emigrimin përtej Oqeanit Atlantik, ku sot ndodhet në Kaliforni dhe ku vetëm pak kohë më parë nuk pati mundësi të kthehej në Turqinë e tij, për t’i dhënë përshëndetjen e fundit të atit, që u nda nga jeta me kancer dhe që ishte burgosur prej vitesh.

Kanë tentuar shumë ta marrin në telefon, pasi administron një lokal turk në qytetin ku jeton në Kaliforni, por punëtorët apo ata që përgjigjen thonë se nuk mund të japin numrin e celularit dhe se nuk ndodhet në kafene… Por, çfarë e shtyu Shukurin që të braktiste Turqinë? Fakti që ishte pjesë e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, kundër qeverisë dhe pushtetit të Erdoganit, i cili vendosi të kryqëzonte ish-kampionin e madh, njeriun më të njohur në rruzull për Turqinë.

Dhe, zanafilla nisi me zgjedhjen në parlament, në vitin 2011, pasi kishte braktisur futbollin. Por, përfshirja e tij në çështjet politike dhe qeverisëse ishte edhe shkatërrimi që i erdhi. Teksa plas edhe protesta dhe kryengritja ndaj Erdoganit, akuzat ndaj tij dhe shumë personazheve të tjera bëhen solide dhe Hakan bën valixhen dhe niset drejt Amerikës, teksa i ati nuk mundet ta ndjekë, deri sa kapet dhe arrestohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *