Dikur ishte Berisha, tani te Kalmari një tjetër shqiptar merr skenën!

“Etrit Berishën shkova ta shihja në një fshat peshkatarësh në Suedi, Kalmar, duke u bindur për potencialin. Deri në atë moment, asnjë nuk kishte folur për këtë portier dhe nuk para njihej”.

Kur Xhani de Biazi nisi revolucionin e Shqipërisë, sigurisht që një nga udhëtimet më interesante ishte në Skandinavi, aty ku gjeti “Titin”, sot titullari i portës kuqezi dhe i Atalantës.

Por, në Kalmar, pikërisht në atë fshatin e qetë dhe panoramik të Suedisë, një tjetër shqiptar po shkëlqen dhe ai është sulmuesi i Kosovës, Erton Fejzullahu.

Në korrik të vitit të shkuar, Fejzullahu do të transferohej nga Norvegjia në Suedi, për 300 mijë euro.
Sigurisht, Fejzullahu nuk është i ri, por 30 vjeç, e megjithatë ka luajtur në disa kampionate, si Norvegji, Danimarkë, Suedi, por edhe në Kinë, apo Holandë.

Sot, Fejzullahu, që është edhe thërritur disa herë me kombëtaren e Kosovës, ka shënuar në fitoren e Kalmarit 2-1 ndaj Goteborgut. Fejzullahu ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon, teksa sot ishte deçiziv me golin e tij në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *