Dikur i pastrehë dhe punonte në pijetore, Anglia i dërgon ftesën e jetës Tyrone Mings

Tyrone Mings është një nga lojtarët që do të debutojë për herë të parë me Anglinë, pasi ka marrë ftesën për t’iu bashkuar tre luanëve në ndeshjet kundër Bullgarisë dhe Kosovës. Mbrojtësi ka ndihmuar ekipin Aston Villa sezonin e shkuar të ngjitej në Premier League, duke siguruar prapavijën.

Por suksesi nuk ka qenë i lehtë për të, pasi ka kaluar shumë vështirësi në jetën e tij. Mings ka qenë i pastrehë gjatë fëmijërisë dhe i duhej që të punonte në një pijetore për të siguruar të ardhurat për veten e tij dhe familjen.

“Kemi jetuar me një djalë në Chippenham dhe nuk kishim alternativë tjetër. E mbaj mend shumë mirë, ishte e tmerrshme – zona e larjes komunale, dushet komunale, ishte e tmerrshme. Njerëzit që ishin aty nuk ishin gjithmonë më të mirët. Kemi jetuar aty për për një kohë të gjatë, 6-12 muaj, dhe kur je në shkollë fillore nuk është një eksperiencë e mirë”, ka thënë Mings.

Ndërkohë mbrojtësi shtatlartë është refuzuar nga Southampton kur ka qenë në moshën 15-vjeçare, si dhe provat e dhëna për Cardiff City, Swindon Town, Portsmouth dhe Bristol Rovers kanë pasur të njëjtin përfundim.  Por futbollisti angez nuk u dorëzua dhe vazhdoi të ngulmonte në ëndrrën për t’u bërë futbollist, për të arritur më pas në këtë ditë, ku do të përfaqësojë Anglinë në kualifikueset e Euro 2020. Pavarësisht çdo gjëje që ka kaluar në të shkuarën e tij, Mings ka arritur të marrë mbrapsht gjithë mundin e bërë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *