Dikur akuzonte Juventusin, tifozët e Napolit për Sarrin: Bastard! Tani i ule mbathjet!

0

Juventusi do të luajë një ndeshje të vështirë kundër Napolit në “San Paolo” sot në mbrëmje. Ky do të jetë edhe rikthimi i Sarrit në Napoli, por këtë herë në stolin e skuadrës më të urryer për napoletanët, atë të Juventusit. Marrja e drejtimit të bardhezinjve nga tekniku italian ka sjellë edhe pakënaqësi të mëdhaja te tifozët e Napolit, të cilët e kanë quajtur tradhëtar.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në afërsi të stadiumit është vendosur një banderolë drejtuar Mauricio Sarrit. Në të shkruhej: “Bastard! Ke thënë shumë gjëra për Juventusin, por më pas ule mbathjet”. Tifozëve napoletan u dhemb ende vendimi i Sarrit për të udhëhequr Juventusin, ekip të cilin disa kohë më parë u ka treguar gishtin e mesit, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj bardhezinjve në periudhën kur i kishte kundërshtarë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.