“Dikë e ribleu për 75 milion”/ Gafat e një trajneri mosbesues, Mourinho dështoi në shitjen e një formacioni të plotë

E njohim si një nga trajnerët më dinamik dhe impulsive në fushën e futbollit. Jose Mourinho mund të jetë një nga trajnuesit më të mirë të botës por nuhatja e tij mbetet për të dëshiruar. Vlerësimi i talenteve dhe lojtarëve premtues për të ardhmen mbetet e meta më e madhe e tij. Mourinho zgjedh alternativën më të thjeshtë, ta ketë ekipin me lojtarë të gatshëm e madje të mos kursehet për një lojtar që po shkëlqen në një tjetër ekip.

E lidhur me këtë fakt mediat e huaja kanë bërë një monitorim të thellë të gafave që portugezi ka bërë në të shkuarën në shitjen e lojtarëve. Atyre lojtarëve që nuk ishin në fundit e karrierës apo nuk mund të të jepnin më shumë, përkundrazi. Pas largimit nga “Mourinho” ata shkëlqyen madje një prej tyre u rible nga trajneri e dikujt iu ofrua vendi si titullar. Më poshtë po ju ofrojmë një formacion të plotë që trajneri largoi nga skuadrat që drejtoi.

 

Petr Cech

Mourinho bëri gjithçka që mundi për ta afruar Iker Casillas te Chelsea por kurrë nuk e arriti. Kjo e bëri Cech titullar të palëvizshëm. Një nga portierët më të mëdhenj të Premier League, Mourinho  e transferoi atë te Arsenali në vitin 2015, ku ai do të luante mbi 100 ndeshje të tjera.

Glen Johnson

Mbrojtësi ishte larg kapitullit të përfunduar në Chelsea dhe ai filloi me një ton më të lartë të lojës me Portsmouth pasi u largua në vitin 2007. Johnson do të ishte “Lojtari i Vitit” vetëm dy vjet më vonë ndërsa në vitin 2010 firmosi me Liverpool ku qendroi 6 sezone.

William Gallas

Gallas luajti 34 ndeshje në Premier League në sezonin e tij të fundit, dhe e la në vitin 2006 si pjesë e marrëveshjes për të marrë Ashley Cole te Chelsea. Ai do të shkonte si kapiten te Arsenali, duke luajtur shtatë vjet të tjerë në Londrën e Veriut midis topçinjëve dhe Tottenham.

Leonardo Bonucci

Gallas nuk ishte i vetmi qendërmbrojtës që Mourinho e mbingarkoi në një tregti. Bonucci dhe tre lojtarë të tjerë  u larguan nga Interi në vitin 2009 për t’u bashkuar me Xhenova, në një kohë kur  Diego Milito dhe Thiago Motta që po shkonin në anën tjetër, të Inter. Ishte një vendim i tmerrshëm, natyrisht. Bonucci tani ka fituar shtatë tituj në Serie A me Juventusin.

Filipe Luis

Ai pati një sezon të shkëlqyer në 13/14 me Atletico Madrid, por nuk mund të depërtonte në skuadrën e parë në Chelsea. Një sezon,  dhe një titull i Ligës, më vonë, braziliani u kthye përsëri te Atletico.

Mohamed Salah

Salah kurrë nuk e mori me të vërtetë një shans nën drejtimin e Mourinho.  Në vitin 2015 ai do të shkonte te Firorentina e më pas te Roma. E sigurtë për të thënë se Mourinho bëri një gabim të madh në largimin e tij nga Chelsea.

Kevin de Bruyne

Mourinho i dha atij gjashtë muaj dhe nëntë ndeshje për të fituar një vend të Chelsea para se ta shiste në vitin 2013 te Wolfsburg, e më pas të bëhej ylli i Man City. Ndoshta edhe më gabim sesa vendimi i Salah vendimi i portugezit për ta shitur.

Juan Mata

Një gjë e çuditshme, me të vërtetë. Mata ishte “Lojtari i Vitit:” të Chelsea dy sezonet e fundit pasi klubi fitoi Champions League, Europa League dhe FA Cup. Mourinho e shiti atë në United në 2013 pas vetëm gjashtë muajsh në drejtimin e skuadrës. Ndërsa në 2016 Mourinho e mbajti atë titullar te Man. United kur drejtonte djajt.

Arjen Robben

Robben ishte fillimisht një zbulimm i Chelsea, por dëmtimet e mbajtën atë mbrapa. Kur ai dëshironte të shkonte te Real Madrid në 2007, atëherë, klubi pranoi një ofertë prej 24 milion £. Një gjë që duket shumë më keq tani  në pasqyrë, sesa në atë kohë.

Romelu Lukaku

Belgjikani ishte një lojtar i Chelsea për tre vjet(2011-2013), por kurrë nuk shënoi në të vërtetë për ta. Kjo kohë ishte shpenzuar kryesisht për huazimin e lojtarit te West Brom dhe Everton. Mourinho qartë nuk ishte shumë i impresionuar dhe ia shiti te Everton në vitin 2014. Tre vite më vonë ai e bleu kur drejtonte Man. United për 75 milion po nga Evertoni.

Zlatan Ibrahimoviç

Mourinho shiti lojtarin e tij më të mirë në Inter, në një nga shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave. Ata morën Samuel Eto’o si një pjesë të marrëveshjes dhe më pas përdorën paratë e gatshme për të sjellë Milito, Motta, Lucio dhe Westley Sneijder. Një sezon më vonë, ata janë fituesit e tripletën. Brilliant. E vetmja shitje që solli diçka pozitive./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *