“Digjet” “Arena Kombëtare”, Superkupën e Europës e merr Stambolli

0

Nuk e kemi përfunduar ende, por “Arena Kombëtare” duhej të përurohej me një eveniment të madh të futbollit si Superkupa e Europës, që këtë verë u zhvillua në Shkup dhe pa të përballeshin dy superfuqi futbolli si Real Madrid e Mançester Junajtid.

Gara ishte realisht e ashpër, pasi në listën finale ishin përzgjedhur edhe stadiume mjaft cilësore anembanë Europës: Stadium de Toulouse,; Florian Albert stadion, Budapesht; Sammy Ofer Stadium, Haifa; Astana Arena, Astana; Windsor Park, Belfast; Gdansk Arena, Gdansk; Stadion Narodowy, Varshavë; Hampden Park, Gllasgou; Besiktas Arena, Stamboll TUR.

Garën e fitoi Beshiktashi, me stadiumin e vet supermodern Vodafone Park, i inauguruar në prill 2016 dhe i pozicionuar në qendër të Stambollit, pranë pallatit të famshëm otoman Dolmabahçe.

Image result for besiktas Vodafone park

Klubi turk shpenzoi 100 milionë dollarë për ndërtimin, që zgjati 3 vite. Stadiumi i Beshiktashit ka një kapacitet prej 43,000 spektatorësh dhe ka lozha superluksoze, por edhe ekrane multimediale që transmetojnë në cilësi shumë të lartë pamje nga ndeshja.

Përveçse është një stadium i mbuluar tërësisht me Wi-Fi të shpejtësisë shumë të lartë, Vodafone Arena përdor energjinë diellore për energjinë që furnizon stadiumin dhe ujë shiu për vaditjen e fushës.

Image result for besiktas Vodafone park

Finalja e fundit evropiane në Stamboll u zhvillua 12 vite më parë, me finalen e çmendur në Champions League mes Milanit e Liverpulit, 3-3 koha e rregullt, fitore e Liverpulit me 11-metërsha, pas përmbysjes së disavantazhit 3-0.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here