Diferencat në vlerë, Karabaku eklipson Partizanin!

0

Karabaku në Azerbajxhan është klubi që po bën “kërdinë”, pasi ka fituar titullin kampion që prej vitet 2013. Ish-skuadra e Ansi Agolli dukshëm është favorite ndaj Partizanit, teksa në skuadër ka goxha lojtarë me cilësi, të rinj dhe me eksperiencë. Këta të fundit mbizotërojnë.

Shtëpia e Karabakut është në Baku dhe rritja në rezultate e këtij klubi ka nisur rreth 15 vitë më parë, teksa ia ka dalë edhe të marrë pjesë në grupet e Champions League. Kjo tregon më së miri edhe forcën e azerëve, që një vit më parë eliminuan edhe Kukësin.

DIFERENCA – Po shikosh me kujdes vlerat e lojtarëve të Partizanit me ata të Karabakut, diferencat janë të mëdha. Jurgen Bardhi, më i shtrenjti i demave, vlerësohet në transfermakt me 600 mijë euro. Tek Azerët janë 10 lojtarë që kushtojnë më shumë, me Riçard që kushton 1.6 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.