Diego Kosta e mbyll me Çelsin, Milani në horizont?

0

Lajmi i bujshëm i mbrëmjes së djeshme, me sulmuesin Diego Kosta që lajmëroi se do të largohet nga Çelsi, duke treguar edhe një mesazh nga trajneri Antonio Konte, i cili i bën të ditur se nuk e ka më në planet e tij.

Çfarë do të ndodhë tani? Është e qartë që pas anulimit të transferimit në Kinë në janar, Kosta do të marrë sërish oferta të çmendura nga Kina. Megjithatë, me Kupën e Botës në horizont, sulmuesi mund të vendosë të qëndrojë në Europë, për të mos u braktisur nga Spanja.

Nga Italia raportohet se edhe Milani është i gatshëm të futet në garë për blerjen e sulmuesit, por vtëm me një kusht: agjenti i famshëm Zhorzh Mendesh të ndërhyjë te Çelsi për uljen e çmimit, pasi në këtë moment Diego Kosta ka një kosto të frikshme, duke llogaritur edhe të paktën 10 milionë eurot në sezon që do të kërkojë, nga çdo klub evropian që do të shfaqë interes.

Mendesh është në Milano sot dhe do të takohet me drejtuesit e Milanit, por nuk dihet ende cili është objektivi real kuqezi: Hames Rodriguez, André Silva, apo surpriza e fundit, Diego Kosta?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here