Diego Kosta bëhet gati të zbulojë Kinën

0

Në janar ishte shumë pranë realizimit, por transferimi i Diego Kostës në Kinë u ndal nga Antonio Konte, i cili e kishte të qartë se nuk mund ta fitonte titullin pa një sulmues klasi.

Tashmë Diego Kosta e ka bërë detyrën dhe Çelsi është me njërën dorë te trofeu, ndaj që tani ka nisur sërish bisedimet me Tianxhinin, klubin që e kërkoi me ngulm në janar.

The Sun ka publikuar një foto të sulmuesit në restorant me drejtues të klubit kinez, ndërsa Cadenaser në Spanjë e bën të sigurt marrëveshjen.

Sipas faqes spanjolle, Kosta do të firmosë në fund të këtij muaji dhe do të paguhet 30 milionë euro në vit, ndërsa Çelsi do të marrë rreth 90 milionë euro.

Me këtë shifër, klubi londinez nuk e qan shumë sulmuesin spanjoll dhe është gati të investojë fuqishëm te Alvaro Morata ose Andrea Beloti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image