Dibranëve u mjafton pjesa e parë për të mundur Burrelin

0

KORABI    3

BURRELI   0

Shënues: Murrja 9’, 33’, Kita 28’

KORABI: Selaci, Turhani, Jaupi (83’ Çakashvili), Osmanllari, Qarri, Kita, Veliaj, Kaloshi, Peçi (46’ Simonov), Hyseni, Murrja (57’ Raza) Trajner: J. Ahmataj  (Në dispozicion: Prençi).

BURRELI: Hila, Brahimllari, Ujkaj, Polisi, Stana, Farruku (46’ Lamptei), A. Kaloshi (64’ Kurbneshi), Ogbejesi, Efeja, Shahini, Pashaj. Trajner: Sh. Berberi. (Në dispozicion: Hysa, Lika, Xhuveli, Mema).

Gjyqtarë: A. Stolaj, G. Qirici, A. Zalla (Tiranë)

Delegat: P. Laçi (Pukë)

Vëzhgues: B. Meçe (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Qarri, Çakashvili / Brahimllari, Lamptei, Pashaj

Albi  LALA

Derbi i Qarkut të Dibrës ka nisur me një ceremoni mbresëlënëse, organizuar nga Bashkia e Dibrës dhe klubi i Korabit. Pas muzikës dhe fjalimeve për çeljen e sezonit në qytetin e Peshkopisë, topi i parë është shkelmuar nga ish-futbollisti i viteve 1980-1990 Njazi Dani. Ka mjaftuar pjesa e parë e ndeshjes Korabi-Burreli që dibranët të vulosin rezultatin e skuadrave brenda Qarkut të Dibrës. Vendasit janë treguar këmbëngulës, të shpejtë, racional dhe kanë shënuar tre gola në portën e Ardian Hilës, duke treguar se Korabi nuk do lëshojë në fushën e vet. Goli ka ardhur në fillim të ndeshjes çka solli tulatien e skuadrës së Berberit. Një krosim nga e djathta e sulmit vendas është shfrytëzuar mjeshtërisht nga Armond Murrja i cili gjuan rreptë dhe shënon golin e parë të takimit. Matjanët janë rrekur ta baraspeshojnë ndeshjen por vendasit janë më të sigurt në lojën e tyre dhe vazhdojnë aksionet. Në 28’ Murrja në një ditë mjaft të mirë shmang dy mbrojtës dhe pason saktë te Kita që gjuan qetësisht duke dyfishuar rezultatin për Korabin 2-0. Sërish skuadra e Burrelit mobilizohet dhe tenton ta ngushtojë rezultatin me Ujkën, Shahinin e Pashajn, por skuadra e Ahmatajt mbrohet me të gjitha forcat dhe sulmon befasisht, duke krijuar raste të tjera shënimi. Në të 33’ Hyseni harkon një pasim perfekt për Murrjen që nuk fal, gjuan fort dhe topi përfundon në rrjetë duke gëzuar tifozët e pranishëm. Korabi 3 e Burreli 0 mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë nuk solli ndonjë episode interesant. Loja e vendasve pësoi një farë rënie ndërkohë matjanët dhanë maksimumin për të shënuar në portën e Selacit. Dibranët u “ngopën” me tri golat e pjesës së parë, ndërkohë Burreli nuk arriti të organizohet si duhet për të shënuar në portën e Korabit. Nigeriani Lampeti dhe sulmuesi Kurbneshi, të aktivizuar në pjesën e dytë, u përpoqën të shënonin, por mbrojtja e dibranë nuk u dha ndonjë shans për të ngushtuar rezultatin. Pas javës së dytë, Korabi siguron tri pikët e para, ndërsa matjanët nuk kanë siguruar ende pikë.

 

Pas ndeshjes…

Mëziu, administrator i Korabit: “Ndeshja u mbyll siç ne e dëshironim, fituam derbin e qarkut dhe vijuam serinë e fitoreve në fushatën tonë të tre viteve të fundit. Luajtëm me shpirt dhe realizuam tre gola të bukur. Çunat ishin të mobilizuar sepse përballë kishim një skuadër të fortë, siç është Burreli. Gjen rastin të falënderoj tifozët për mbështetjen që na dhanë. Tani na duhet të punojmë fort për ndeshjen e ardhshme”.

Sh. Berberi, trajner i Burrelit: “Nuk e prisja këtë humbje me këtë rezultat. Skuadra ishte përgatitur gjatë gjithë javës për pikë në këtë transfertë të vështirë. Kemi bërë gabime të pafalshme dhe foshnjarake. Nuk arrij ta kuptoj përse lojtarët luajtën kaq të mpirë. Skuadra ime në pjesën e parë ishte gati inekzistente në fushën e lojës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë por nuk i finalizuam aksionet siç duhej. Kemi zënë mend për ndeshjet e ardhshme. Por dua ta theksoj se tani nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta në grupin tonë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image