Dibra: Besëlidhja e ka finale, Dinamo tremb me traditë

0

Kapiteni i lezhjanëve: Po morëm pikët e plota në 3 takimet e radhës, jemi kandidatë potencialë për elitën

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja vijon stërvitjen intensivisht nën drejtimin e trajnerit Gledis Lani në kuadër të javës së nëntë të kampionatit që do të luhet të shtunën në Tiranë ndaj Dinamos. Transferta dinamovite po vlerësohet maksimalisht nga të gjitha pikëpamjet, për arsye se nuk do të tolerohen më gabimet e bëra deri tani. Kjo do ta nxirrte shumë shpejt skuadrën e Besëlidhjes jashtë objektivave, madje edhe nga pesëshja e parë. Kësisoj duke e rrezikuar seriozisht në luftën për mbijetesë.

DIBRA – Mbrojtësi shkodran, njëkohësisht edhe kapiteni i Besëlidhjes, Kledi Dibra në sfidën ndaj Korabit nuk ishte i pranishëm në 18-she për shkak dëmtimi. Por, deri në ditën e sfidës anti-Dinamo shpresohet në rikuperimin e tij. Gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, mbrojtësi me eksperiencë u shpreh kështu: “Në ndeshjen e së shtunës ndaj Korabit, Besëlidhja iu rikthye fitores, madje me goleadë dhe kjo është shenja që tregon se Besëlidhja është një skuadër pretendente deri në fund. Unë në atë ndeshje nuk kam luajtur për shkak dëmtimi, por shpresoj se në ndeshjen e fundjavës në Tiranë ndaj Dinamos, të rikuperohem plotësisht dhe të jem në dispozicion të trajnerit, madje edhe ta nis ndeshjen në formacion. Ne kemi një objektiv që e kemi përkrahur që të gjithë unanimisht, ndaj na duhet që të luftojmë me të gjitha forcat dhe mjetet që kemi në dispozicion për të marrë sa më shumë rezultate pozitive. Vetëm kështu do të dilnim forcë e parë në renditjen e grupit tonë. Besoj se ndaj Dinamos, skuadra do të mobilizohet maksimalisht për të luftuar për fitore, por edhe kundërshtari të njëjtën gjë do të bëjë. Kush skuadër do të bëj më pak gabime, ka më shumë mundësi që të fitojë ndeshjen”, – ka përfunduar bisedën e tij mbrojtësi Dibra.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image