Dibala: Unë me Mesin? S’do e tradhëtoj Juven!

Sulmuesi i bardhezinjve: Ndodhem në Torino për një projekt të rëndësishëm, pastaj unë dhe Leo luajmë në të njëjtin pozicion

Rikthehet në Evropë Juventusi që rinis ecurinë e tij nga “Camp Nou”. Ndeshja me Barcelonën, që është bërë një klasike e madhe në këto sezonet e fundit, do të jetë edhe prova e parë në garën për Championsin. E di mirë diçka të tillë Paulo Dibala, që, këtë verë është kërkuar pikërisht nga skuadra e Mesit. “Flitet dhe thuhen shumë gjëra, mua më bëhet qejfi që të jem një nga objektivat e një skuadrave të tilla, të rëndësishme. Por duhet të jap gjithçka për tifozët e Juves”.

PËRBALLJA – “E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por kemi shumë ndeshje për të luajtur. Nëse do të bëjmë një rezultat të mirë në Barcelonë do të jetë e rëndësishme. Nuk do të jetë vetëm një sfidë Mesi-Dibala. Sigurisht që nuk është e lehtë sepse të përballesh me skuadra si Barcelona është gjithmonë e vështirë, në një stadium si ai ku ata janë shumë agresivë. Ne jemi të vetëdijshëm që do të kemi mundësitë tona, sepse Barcelona lë hapësira dhe ne mund të përfitojmë nga ato”.

RIKONFIRMIMI – “Sigurisht që e di që duhet të rikonfirmoj veten, sepse ajo që bëra sezonin e shkuar nuk e priste askush. Mua më bëhet qejfi të më krahasojnë me një lojtar si ai, numri 1 i historisë së futbollit. E vështirë të arrish në nivelin e tij. Më bëhet qejfi që Alegri ë krahasin me Nejmarin. Unë punoj për t’u përmirësuar çdo ditë. Të përballemi me Barçën që në ndeshjen e parë do të jetë e rëndësishme, sepse do të zgjohemi menjëherë”.

PA NEJMARIN – “Jam shumë i lumtur te Juventusi. Kam fatin e mirë që të luaj me Mesin në përfaqësuese, nuk e di nëse do të ndodhë kjo në të ardhmen. Barcelona është e fortë edhe pa Nejmarin dhe këtë ata po e tregojnë në kampionat”.

LOJA ME MESIN – “Për fatin tim të mirë kam mundësinë të luaj me Mesin në kombëtare dhe është gjithnjë një kënaqësi që të kem në krah një shok nga i cili mund të mësoj me siguri. Ajo që mund të ndodhë në të ardhmen, nuk e di, unë jam i lumtur te Juventusi, ndihem vetvetja, këtë vit kam marrë vendimin të luaj me një numër që përfaqëson shumë për historinë e këtij klubi. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, unë nuk e di, sepse askush nuk mundet”.

INTERESIMI I BARÇËS – “Nuk e di, mua nuk më ka thënë askush asgjë. Klubi nuk më ka thënë kurrë që kishte një ofertë, e vetmja gjë që më është thënë nga klubi është se ata duan që unë të bëj pjesë në këtë projekt dhe jam i lumtur. Për këtë kemi marrë vendimin që të vesh një fanellë me numër të rëndësishëm të këtij klubi dhe të kërkoj të bëj gjërat sa më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *