Dibala tregon të palarat e Botërorit, “vrer” ndaj Sampaolit

0

Argjentina në Kupën e Botës 2018 ishte një katastrofë totale, jo thjesht në rezultate, duke u eliminuar që në turin e dytë dhe duke e kaluar me shumë vuajtje fazën e grupeve. Kombëtarja amerikano-jugore kishte probleme të mëdha brenda saj, me debate e sherre që shkatërruan grupin, ndërsa në qendër të akuzave ishte trajneri Horge Sampaoli, i paaftë të kontrollonte situatën.

Tani edhe Paulo Dibala akuzon ish-trajnerin e kombëtares, duke thënë se Sampaoli nuk i foli asnjëherë gjatë Kupës së Botës. Sulmuesi i Juventusit ishte në formë të shkëlqyer, por luajti vetëm pak minuta kundër Kroacisë, ndërsa tani zbulon marrëdhëniet e tij me Sampaolin, në një intervistë për “Fox Radio”.

“Fola me të kur erdhi në Torino, për të më thënë që do grumbullohesha për Kupën e Botës, por që nga dita e parë e stërvitjes deri në ditën e fundit në Botëror nuk folëm kurrë. U larguam pa u përshëndetur fare me njëri-tjetrin.

“Nuk më shkoi ndërmend ta pyesja pse nuk më fliste. Gjërat nisën të ecnin ters për të, situata ishte shumë e vështirë. Nuk e di nëse diçka e tillë ndodhi për ato që thashë para Botërorit, mendova se gjërat kishin ndryshuar kur u grumbullova, por nuk rezultoi ashtu”, ka deklaruar sulmuesi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.