Dibala pranë rinovimit, me klauzolë anti Real-Barça

0

Shpallja zyrtare e rinovimit të Paulo Dibala te Juventus është shtyrë sërish, por tifozët bardhezinj nuk duhet të shqetësohen. Pritej që 23 vjeçari të nënshkruante kontratën e re në Torino gjatë kësaj jave por është shtyrë sërish për shkak se menaxheri i tij Pierpaolo Triulci është rikthyer në Argjentinë për lindjen e djalit të tij. Por pak përpara se ai të udhëtonte në Amerikën e Jugut ai shprehet për gazetarët se: “Jemi në rrugën e duhur, shpresojmë ta mbyllim së shpejti.” Kontrata e re do ta lidhë Dibala me Juventus deri në vitin 2021 me një rrogë 7 milionë euro në sezon. Rroga e re do të ishte pothuajse dyfishi i asaj që përfiton momentalisht. Gjithashtu besohet se ka një klauzolë për prishjen e kontratës e cila kap shifrat 150 milionë euro; një shifër që është vendosur për të larguar interesin e Real Madrid dhe Barcelona. Nëse presidenti i “Los Blancos” do të vazhdojë ta ndjekë sulmuesin argjentinas mbetet për t’u parë. Patroni i Real ka identifikuar Dibala si prioritetin e tij numër një dhe nuk do të ndalet nga asnjë klauzolë për të sjellë lojtarin në “Santiago Bernabeu” sezonin që vjen.

Ndërkaq, vetë Dibala ka folur sot për temën e rinovimit: “Këto ditë Juventusi dhe prokuratori im janë takuar, jemi në rrugën e duhur, edhe pse agjenti im për momentin është në Argjentinë, sepse është bërë baba. Gjithsesi, rinovimi do të vijë, por nuk varet vetëm nga unë, duhet të flisni edhe me Juventusin”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image