Dibala në “udhëkryq”, dy klube të mëdha pas argjentinasit

0

Paulo Dibala nuk po përjeton një moment të mirë te Juventus, si pasojë e minutave të pakta që Alegri i ka dhënë argjentinasit. Dibala ka përfunduar në stol dhe fjalët për largimin e tij nga bardhezinjtë po rriten nga dita në ditë.

Siç citon “Tuttosport”, dy klube janë të interesuara për shërbimet e lojtarit ofensiv dhe ata janë: Atletiko Madrid dhe Mançester Junajtid. Juventus ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të 24-vjeçarit, por në fund do të ndikojë vullneti dhe dëshira e Dibala.

Nëse ai do të vendosë të largohet, klubi torinez mund të pranojë të heqë dorë nga shërbimet e tij për një ofertë prej 100-120 milionë eurosh.

Në Spanjë dhe Angli po monitorojnë situatën dhe nëse marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Alegri nuk do të përmirësohet, Atletiko dhe Mançesteri do të nisin sulmin për të arritur akordin me futbollistin argjentinas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.