Dibala mund Xhenoa-n dhe VAR-in

Gjashtë gola, dy penallti, VAR në aksion dhe magjia e Paulo Dibalës. Ndeshje spektakolare në “Marassi” mes Xhenoas dhe Juventusit, teksa në fund janë bardhezinjtë ata që përmbysin një disavantazh 2-0 që i ngjante shumë atij të vitit të shkuar, kur Xhovani Simeone kishte befasuar “Zonjën”.

Një sfidë e nisur me autogolin e Pjaniçit, që në fund doli edhe i dëmtuar, por që vazhdoi me golin me penallti të Galabinovit, pasi arbitri kryesor iu besua teknologjisë për një pengim në zonë (edhe pse pozicion jashtë loje lojtari bullgar).

Por, ai gol i 2-0 zgjoi krenarinë e “Zonjës” dhe gjashtë herë kampionëve të Italisë, që arritën të shënonin shumë shpejt me Dibala, pas një aksioni të bukur bardhezi. Pikërisht argjentinasi ishte i papërmbajtshëm dhe vetëm mrekullia e Perinit i mohoi 2-2-2, që megjithatë erdhi në fund të pjesës së parë, teksa sërish VAR mori pjesë: penallti për “Zonjën”, për një episod brenda apo jashtë zone, teksa numri “10” e merr përsipër dhe realizon.

Në pjesën e dytë, Kuadrado gjen trajektoren perfekte të topit duke shënuar edhe 2-3, ndërsa Bufon mbron portën nga 3-3 dhe Laksalt i afrohet barazimit. Në fund, kundërsulmi bardhezi gjen sërish Dibalan gati, që depoziton topin në rrjetë dhe e merr me vete për tripletën e parë sezonale dhe golin e katërt në dy ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *