Dibala, mbrëmja e duhur për të mos qenë si Mesi!

0

 “Jam shumë i lumtur, sepse si fëmijë doja të jetoja këto momente”. Për një natë, tangon e kërceu sulmuesi i Juventusit, teksa fituesi i 4 herë Topit të Artë ishte thjesht një fantazëm

“Nuk dua të jem Mesi, por Dibala…”.  Me këtë fjali, sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës, Paulo Dibala, do të “driblonte” gazetarët që po ushtronin presion në drejtim të tij duke i përmendur krahasimin mes një lojtari që ka fituar gjithçka në karrierë dhe një tjetri që ende ka ngritur 3 trofe… (titull, Kupë dhe Superkupë Italie)… E gjitha kjo, përpara një provimi tepër të rëndësishëm, ndaj një skuadre që ka mrekulluar botën në këtë dekadën e fundit. Një provim të cilin argjentinasi, i thërritur ndryshe “La Joya”, ose “Gëzimi”, sipas përkthimit, e ka marrë me nota maksimale.

Dy penelata, ose më saktë, goditje bilardoje, me të majtën, këmbën e preferuar, dhe Ter Shtegen e Barcelona në “tapet”. Në mbrëmjen magjike të Champions, aty ku flitet seriozisht, Dibala ka nxjerrë nga “cilindri” i tij, teksa në minutën e 80-të, Alegri i ka dhënë mundësi për “standing ovacion”, pra ovacionet e stadiumit “Juventus Stadium”, ku tifozët e kanë duartrokitur dhe thërritur emrin. E ndërsa Dibala ka konfirmuar se për çfarë brumi bëhet fjalë dhe pse Alegri e tutelon aq shumë, edhe kur shënon, duke u shprehur madje se “Dibala ka një talent të jashtëzakonshëm dhe shumë shpejt do të bëhet më i miri në botë”.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, duke shfrytëzuar rastet për gol. Rezultati është shumë pozitiv në prag të sfidës në Barcelonë. Jam shumë i lumtur, sepse si fëmijë doja të jetoja këto momente. Jemi në një periudhë pozitive, me besim të madh, dhe kjo është e rëndësishme për të arritur objektivat tanë. Nuk mund të jemi ende të qetë, sepse do të jetë e vështirë në “Camp Nou”. Ne jemi një skuadër e mdhe dhe ata që zbresin në fushë të gjithë tregojnë një dëshirë të madhe”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here