Dibala i pakënaqur me aktivizimin, Junajtid fërkon duart

Paolo Dibala nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Torino, diçka që kuptohet dhe nga minutazhi i reduktuar që ka pasur për argjentinasin në këtë fillimsezoni tek Juventusi. 24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur edicionin e shkuar, duke shënuar plot 22 gola, si dhe duke qenë një nga titullar i padiskutueshëm.

Sigurisht që sulmuesi mund të kërkojë të ndryshojë ambient në janar dhe skuadra që po fërkon duart është Mançester Junajtid. Anglezët mund të humbasin Pol Pogban, i cili gjithnjë e më shumë përflitet se do të kalojë në Barcelonë.

“Calciomercato.it” raporton se në rast shitje të francezit, “djajtë e kuq” mund të ndërmarrin një operacion për ta afruar fantazistin në Angli. Shifra që mund të realizohet ky transferim mund të arrijë shifrën e 100 milion eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *