Dibala “hap krahun”, edhe Ken ka shënuar më shumë se ai

0

Moise Ken është talenti për të cilin po flitet më shumë në Itali dhe sulmuesi po vazhdon të bëjë paraqitje të shkëlqyer me fanellën e Juventusit. Në humbjen e sotme kundër SPAL-it 2-1, sulmuesi italian shënoi golin e vetëm për “Zonjën”, që ishte rrjeta e tij e gjashtë për këtë sezon në Serie A.

19-vjeçari ka luajtur vetëm 8 ndeshje në kampionatin italian, por kaq i kanë mjaftuar që të parakalojë në renditjen e golashënuesve Paolo Dibalan. Numri 10 i Juventusit e ka humbur vendin e tij të titullarit dhe besimin e trajnerit Alegri dhe statistikat e argjentinasit këtë sezon janë për t’u harruar.

Ndoshta, Dibala nuk do të jetë më lojtar i “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm, pasi skuadrat që i besojnë dhe kanë shfaqur interes për të nuk mungojnë. Mbetet për t’u parë sesi do të vendosë sulmuesit argjentinas, por Ken premton shumë për të ardhmen dhe Juventusi nuk është se do të shqetësohet tepër në rast largimi të Dibalas.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.