Dibala flet hapur, ftesë për Pogba dhe “thumba” për… Nejmar e Mbape

Champions Liga është objektivi kryesor i Juventusit për këtë sezon. Nëse më parë bardhezinjtë nuk e shqiptonin qartësisht këtë objektiv, sivjet janë të bindur dhe të sigurt që mund t’ia dalin mbanë.

Ardhja e Kristiano Ronaldos ka rritur entuziazmin në ekip dhe siguron gola e fitore. Paulo Dibala e konfirmon objektivin kryesor të ekipit të tij në prononcimin për “Telefoot”, ndërsa fton Pol Pogba të rikthehet në Torino.

Kualiteti i francezit nuk vihet në dyshim dhe te Juventusi do e prisnin me krahë hapur. Dibala vlerëson dhe dyshen Nejmar-Mbape, por askush nuk krahasohet ende me një tjetër dyshe të frikshme si Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Të gjithë do të donin në skuadër një lojtar me cilësitë e Pogba. Çfarëdo vendimi të marrë, i uroj më të mirën e mundshme. Objektivi ynë kryesor është fitimi i Champions Ligës. Do të tentojmë ta fitojmë, por pa harruar kompeticionet e tjera. Atletiko e Madridit bashkë me Liverpulin ishin kundërshtarët më të vështirë që mund të na binin, por ne jemi gati. Më të mirët? Ronaldo dhe Mesi janë në një nivel. Nejmar dhe Mbape janë lojtarë shumë të mirë, por argjentinasi dhe portugezi mbeten numrat një”, përfundon Paulo Dibala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *