Dibala “driblon” Bajernin: Kam objektiva me Juven, nuk e kam mendjen te merkato

0

Paulo Dibala do e mbajë mend gjatë ndeshjen kundër Meksikës. Lojtari i talentuar i Juventusit shënoi golin e parë me Argjentinën në miqësoren e fituar me rezultatin 2-0. Dibala u fut në fushë dhjetë minuta përpara fundit të ndeshje dhe iu deshën vetëm 5 minuta për të gjetur golin, të parin me bluzën “albiçeleste”.

Një gjë e tillë e ka lumturuar 25-vjeçarin. Ai është një nga objektivat e Bajernit të Mynihut, por argjentinasi nuk mendon për një gjë të tillë. Në një prononcim për “Bild”, lojtari ofensiv as që do t’ia dijë për merkaton dhe interesimin e gjigantëve gjermanë. Prioriteti i tij është Juventusi, ndërsa objektivi është fitimi i të gjithë trofeve.

Jam i lumtur që luaj me Juventusin dhe kemi objektiva të mëdha për të arritur. Merkato nuk është një problem për mua dhe nuk mendoj për të. Mentaliteti i Juventusit është gjithmonë i njëjti, duam të fitojmë gjithçka”, sqaron Dibala.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.