Dibala dëshiron të qëndrojë, Juventusi ia jep “armiqve”

Paulo Dibala i shprehu dashurinë “Zonjës” dhe tha se nuk dëshiron të largohet. Sipas “Corriere di Torino”, kjo deklaratë nuk e shuan totalisht mundësinë e largimit të tij nga “Allianz Stadium”. Një lojtar i nivelit të lartë duhet të largohet më patjetër këtë verë nga Juventusi për shkak të bilancit financiar. Dibala është ai që i shkon mendja çdokujt.

Qëndrimi i shpeshtë në stol dhe mos përshtatja me stilin e Ronaldos ndikon drejtpërdrejt. Kështu, vendimi i drejtuesve mund të jetë që i sakrifikuari të jetë “La Joya”. Është lojtari që ka zhgënjyer më shumë me lojën e tij dhe ai nga i cili mund të nxjerrësh më shumë para.

Pas Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, në skenë del Interi. Drejtori i përgjithshëm, Bepe Marota e njeh shumë mirë argjentinasin. Për të ai do të ishte transferimi i duhur për të filluar projektin e Interit të madh. Një shkëmbim me Ikardin është mundësi reale, por edhe paratë në dorë nuk përjashtohet si ide.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *