Dibala “boom”, tani edhe Juventusi Ka Mesin e saj!

0
Foto LaPresse - Daniele Badolato 25/10/2015 Torino ( Italia) Sport Calcio Juventus - Atalanta Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Juventus Stadium" Nella foto: Paulo Dybala Photo LaPresse - Daniele Badolato 25 October 2015 Turin ( Italy) Sport Soccer Juventus - Atalanta Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Juventus Stadium" Stadium In the pic: Paulo Dybala

 

 

Deçiziv po aq sa “pleshti” me Barcelonën: djem të urtë, të thjeshtë dhe me shpatulla të gjëra. Dueli me Higuainin e Napolit është më i ndezur se kurrë. Kështu 40 mln eurot e shpenzuara janë justifikuar më së miri deri tani

Eshtë Juventusi i vetmi anti-Napoli në këtë kampionat. Skuadra bardhezi ka arritur fitoren e 11-të radhazi dhe ka hequr “qafe” Interin, duke dëbuar nga gara për titull Romën. Njeriu i koperinës është Paulo Dibala. Goli i tij numër 12 në kampionat (me 7 asiste) ka gjunjëzuar skuadrën e Spaletit dhe i ka dhënë mundësi bardhezinjve që të qëndronin me frymën ngjitur tek Napoli. Nga lojtar pankine tek një udhëheqës: Juventusi ka gjetur “Mesin” e tij. Ka fytyrën e djaloshit të mirë, tipiku i djaloshit që i pëlqen si vajzave, ashtu edhe nënave. Edhe i edukuar, kurrë një fjalë jashtë vendit (mes habisë së përgjithshme). Alegri e konsideronte si një futbllist rezervë dhe Juventusi kishte shumë vështirësi.

Por, sidomos, di të luajë mirë me topin mes këmbëve. Sa herë që prek topin, Dibala të jep përshtypjet se do të ndodhë diçka, një karakteristikë që i përket futbollistëve të klasit dhe jo si të tjerët. Ashtu si është sulmuesi argjentinas, fytyrë ëngjelli dhe shpatulla të gjëra, saqë mban në vetëm 22-vjeç faktin se ka kushtuar bukurinë e 40 milionë eurove. Dhe tani, krahasimet me Mesin duken vërtet kurajoze… i ka mjaftuar gjysmë sezoni për të bërë që populli bardhezi të harrojë një si Karlos Tevez dhe të shohë kartonin e tij t’I rritet çmimi. Pas Pogbasë, Alegri gjendet me një skuadër një tjetër futbollist që kushton 100 mln euro. Barcelona, me këshillë personale të Mesit, e ka vendosur në shënjestër, por në selinë bardhezi kanë nxjerrë tabelën “I pashitshëm”, “I paprkeshëm”…

Bashkë me mbrojtjen e rigjetur, Dibala është sekreti më i madh i këtij Juventusi që di vetëm të fitojë dhe i afrohet rekordit të skuadrës së Kontes, që në sezonin 2013-2014 fitoi 12 ndeshje radhazi. Rekordi absolute është i Interit të Mançinit në sezonin 2006-2007 (17), një rekord që duket i paarritshëm. Por, ky Juventus nuk di të thotë mjaft dhe është e aftë për çdo gjë: Napoli i sheh të gjithë nga lart poshtë, por nuk mund të flejë e qetë. Sarri lëkundet me Higuain, por një Dibala në version Mesi të frikëson.

 

Statistikat e kampionatit

  • 19 gola nga 38 në kampionat të Juventusit kanë parë pjesmarrjen aktive të Dibala: 12 gola dhe 7 asiste. Pra, 50%
  • Paulo Dibala ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat, duke dhënë edhe katër asiste në pjesët e para. Argjentinasi ka shënuar në tre sfidat e fundit me Romën në Serinë A
  • Vetëm tre goditje këndi në Juventus-Roma: asnjë ndeshje e kampionatit s’ka parë më pak Juventusi ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e Serisë A të luajtura në shtëpi kundër Romës. Më përgjithësisht, bardhezinjtë kanë shënuar në 13 ndeshjet e fundit në Torino ndaj verdhekuqëve, 27 gola sezonale.
  • 11 fitore radhazi për Juventusin: në një kampionat të vetëm, bardhezinjtë nuk arrinin në këtë që prej janarit 2014 (12 në atë rast) Juventusi ka mbrojtjen e dytë më të mirë të Serisë A me 15 gola të pësuar, pas krahëve të Interit (14)
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here