Dibala bën gati valixhet, zbulohet destinacioni i ri

Paolo Dibala është ndër të vetmit që ndoshta nuk është i kënaqur te Juventusi. Kjo për faktin se argjentinasi po zhvillon një ndër sezonet më të dobët të karrierës së tij.

Minutat jo të plota, sidomos edhe paraqitjet e fundit kanë bërë që edhe vetë drejtuesit bardhezi ta mendojnë seriozisht shitjen e “La Joya”, i cili vlerësohet gati 100 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, duket se Bajerni është futur vrullshëm në garë dhe kërkon të nisë bisedimet me Juventusin për të marrë Dibalan drejt Mynihut.

25-vjeçari thuhet se nuk mund ta refuzojë një kalim në Gjermani dhe në një klub si Bajerni, ku do të ishte një ndër lojtarët kyç të ekipit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet mes dy klubeve për gjetjen e një marrëveshje që do të kënaqte palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *