Dibala, Atletiko dhe Ikardi, Alegri “skanon” Juventusin

Masimiliano Alegri u shpreh shumë i kënaqur me paraqiten e skuadrës së tij në fitoren 3 – 0 ndaj Frozinones. Në intervisitën e bërë pas ndeshjes për “Sky Sports”, tekniku livornez foli për rikthimin e Poalo Dibalës te goli pas tre muajsh pritje, takimin e mesjavës në Madrid dhe një koment i shkurtër për çështjen Ikardi.

GOLI I  DIBALËS – “Jam shumë i lumtur. Paolo po e kërkonte prej kohësh. Sulmuesin jetojnë për të shënuar. Na duhet nj lojtarë i aftë të luajë mes linjave të kundërshtarët. Atë punë ai e bën shumë mirë. E kam thënë dhe më parë, ndoshta kjo vendosje e limiton në aspektin e golave, por i ndihmon shumë sulmuesit që ka përpara”.

ATLETIKO – “Në Madrid do të na duhet të shënojmë. Do të jetë një ndeshje ndryshe, ku do të na duhet shumë përqendrim dhe mprehtësi”.

IKARDI  – “Nuk di gjë nga merkato. Në verë jam me pushime, më vijnë dhe lojtar dhe i stërvit. Lojtar i madh? Di gjë di të bëjë gola. Për pjesën tjetër pyesni Spaletin. Që ta njohësh mirë një lojtar duhet ta stërvitësh”, përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *