Diabate, kush është Sheiku që po çmend Serinë A!

0

Personazhi / Dopietë Juventusit, dy gola Veronës dhe një gol Krotones. Në 5 ndeshje, 5 gola. Mesatare bomberi. Maliani fiton bastin personal, në një histori përrallash, edhe pse do të kthehet në Turqi

Risultati immagini per diabate benevento

Në janar të vitit 2016, Metc lundronte në kufi të zonës së rënies nga kategoria në Ligue 1. Drejtuesve të klubit të vogël francez i erdhi një ide: pse të mos rikthenin në Francë, Sheik Diabate? Sulmuesi, ish i Bordosë, 194 centimetra i gjatë dhe me nuhatje goli, shënonte me zor te Osmanlispori, në Turqi. Shpesh, në karrierë ka vuajtur fazën e parë.

Ai është për fazën e dytë, ashtu si sezoni i parë te Bordo, kur firmosi 10 gola nga janari e tej. Dhe, në fakt, rikthehet në Ligue 1, ku shpëton Metc me 8 gola në 14 ndeshje. Por, Metc nuk mund të mbajë kartonin dhe Diabate dëmtohet e nuk gjen ekip. Mbetet gjashtë muaj vetëm dhe më pas vjen thirrja e Beneventos. Një thirrje që ngjan si ajo e Metcit një vit më parë. Benevento, sigurisht, ndodhet keq e më keq dhe mrekullia e shpëton, por ai, Sheiku, 29 vjeç, nis të kapë formën e tij.

Aktivizohet me pikatore deri ditën e debutimit, me Krotonen, më 18 shkurt, kur edhe shënon. Më pas, titullar ndaj Veronës, më 4 prill. Dopietë dhe fitore 3-0. Për ekipin e Gjimshtit dhe Memushajt, sigurisht, shpresat për një mbijetesë janë thuajse zero, por futbollisti i kombëtares së Malit nuk ngopet dhe i shënon edhe Juventusit dy gola në 70’, duke e frikësuar.

Stadiumi duartroket dhe kur largohet ai, Juventusi shënon edhe dy gola. Por, nuk mund të mendohej që të luante dy ndeshje radhazi 90 minuta. Por, shifrat flasin: 5 ndeshje, 194 minuta në fushë, 5 gola. Një mesatare prej 1 goli në 39’. Benevento do të shkojë, me shumë mundësi, në Serinë B, por Diabate fitoi bastin e radhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here