Di Françesko: Zaniolo pjesë e një klubi të madh, ja ku ngjason me Totin

Nikolo Zaniolo shënoi golin e tretë me fanellën e Romës në takimin e djeshëm ndaj Milanit. Mesfushori shtatlartë është lojtari i dytë më i ri që e arrin këtë gjë pas legjendës Françeskto Toti. Në përfundim të takimit, trajneri Euzebio Di Françesko bëri një analizë të shkurtër të lojtarit si dhe foli për kontratën e tij.

NGJASHMËRIA E ME TOTIN ? – “Janë lojtarë të ndryshëm. Një gjë që kanë të përbashkët është se ai është fjalëpakë dhe kërkon gjithmonë topin. Nëse bën një gabim, ai e rimerr topin. Kjo është një virtyt i tij. Ka shumë skuadra që e duan atë, por ai duhet ta dijë se ai ndodhet në një klub të madh që po i ka dhënë mundësi të shkëlqyera”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Luan shumë mirë si mesfushor krahu në një mesfushë me tre lojtar, por në këtë moment që gjendemi nuk dua të bëj ndryshime në sistemin e lojës. Është një lojtar që di si të ushtrojë presion, ndërsa bën mirë edhe në fazën sulmuese. Ç’mund të them më shumë ka shpejtësi dhe forcë fizike. Duhet të përmirësohet në situata afër portës, pasi shpeshherë luan topin në qendër në situata ku mund të bëjë zgjedhje më të mira”, përfundoi tekniku i Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *