Di Françesko premton: Do dalim nga kriza, pergjegjësinë e marr unë

0

Roma sfidon Viktoria Pëlzenin në kuadër të xhiros së gjashtë të ndeshjeve në grupë të Championsit. Në Konferencen e zakonshme për shtyp, përpara sfidës së sotme, tekniku i Romës është munduar të ulë tensionin që ekziston në kampin Romak, duke u shprehur: “Unë besoj në punën time, do dalim nga kriza’’.

Gjithashtu, ai nuk “ harron” të falënderojë drejtuesit për besimin, pavarësisht rezultateve të dobëta: “Unë jam këtu sepse drejtuesit besojnë te njerëzit me ide. Unë do jem ai që do marr përsipër gjithçka dhe do ndryshojë situatën ”.

Tekniku italian u ndal të flasë edhe për dëmtimet : “Xheko dhe De Rossi do kthehen kundër Juves”. Përflitet shumë për një sharkim të mundshëm të tij, madje dhe tifozët nuk e duan, por drejtuesit besojnë tek ai. Gjithsesi Roma ka siguruar kalimin e grupeve në Champions, së bashku me Realin e Madridit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.