Di Françesko një hap larg shkarkimit, Panuçi jo më mes favoritëve

Eusebio Di Françesko është pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit të Romës. Eliminimi nga Porto në Champions Ligë mund të shënojë fundin e aventurës së tij në stolin e ekipit kryeqytetas.

Ky ka qenë një sezon i vështirë për Romën. Oshilacione në paraqitje dhe rezultate, ndërsa po i tillë ka qenë dhe për trajnerin. Di Françesko ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave dhe mjaftonte një rezultat negative që të giithë të flisnin për shkarkimin e tij.

Siç raporton “Sky Sport 24”, Roma ka vendosur t’i besojë stolin Klaudio Ranierit. Italiani i famshëm mbylli përpara pak ditësh aventurën aspak positive me Fulhemin dhe do të ishte gati të rikthehej tek ekipi me të cilin bën tifozllëk dhe që e drejtoi gjatë viteve 2009-2011.

Roberto Donadoni është një tjetër emër, i cili shihet si pasuesi i Di Françeskos, ndërsa Paulo Souza është shumë afër nënshkrimit të një kontrate 3-vjeçare me francezët e Bordosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *